×
  • Extra
  • Extra

    Çifti kapet duke kryer marrëdhënie teksa merrnin pjesë në një video-konferencë

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 15:41

    Ky është momenti kur një nga pjesëmarrësit në një takim në Zoom harroi të fikte kamerën dhe u kap duke bërë seks në sfond.


    Takimi u drejtua nga një anëtar i Partisë Socializmit dhe Lirisë, Leonel Brizola, i cili vazhdoi diskutimin pavarësisht skenave që transmetoheshin përmes videos.

    Ishte një takim për këshillin e qytetit të Rio de Janeiro, për të cilin gazeta lokale Metropoles raportoi për garantimin e ushqim për nxënësit në komunë gjatë pandemisë.

    Takimi, i cili filloi në 10 të mëngjesit, me sa duket po vazhdonte siç ishte planifikuar kur një nga pjesëmarrësit ndaloi të ndiqte diskutimin dhe filloi të bënte seks në sfond me kamerën që ishte e ndezur ende, përcjell portali rtv21.tv.

    Takimi vazhdoi për katër orë të tjera pa ndërprerje të mëtejshme.

     

    Këshilltarët e tjerë në takim vunë re skenat, por vendosën ta injoronin atë dhe të vazhdonin të diskutonin çështjen në fjalë. Në një deklaratë, Brizola tha se episodi ishte një “indiferencë e pavullnetshme” dhe u ndje keq që tema aktuale e takimit nuk po nënvizoheshin në raportet e mediave.

    Brizola tha: “Sapo vumë re se çfarë po ndodhte, ne menjëherë u kërkuam njerëzve që kontrollonin audion dhe videon e pjesëmarrësve ta hiqnin atë nga burimi.”

    Ai gjithashtu bëri një pikë duke theksuar rëndësinë e çështjes së diskutuar, e cila për të “demonstroi paaftësinë e një qyteti që ka burime, por nuk arrin të sigurojë që të drejtat e fëmijëve të respektohen”. Është e paqartë nëse personi i përfshirë është ndëshkuar për incidentin.

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!