Ndërkohë që lufta vazhdon dhe sulmet ruse nuk kanë të ndalur, një çift ukrainas ka vendosur të martohen.
Në një video që po qarkullon në rrjet duket që çifti Lesya dhe Valeriy u martua panë vijës së frontit në Kiev. Ceremonia u shoqërua me muzikë tradicionale ukrainase, ndërsa dy të rinjtë nuk u martuan në një ceremoni normale me vello dhe kostum, por zgjodhën të mbanin veshur rroba ushtarake.
Megjithatë nusja mbante një vello në kokë dhe një buqetë me trëndafila.
“Ky çift, Lesya dhe Valeriy, sapo u martuan pranë vijës së frontit në Kiev. Ata janë me mbrojtjen e territorit,”-thuhet në përshkrimin e videos në Twitter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.