13-vjeçarja, Maggie Flannery u infektua me Covid-19 në Mars, dhe nuk është shëruar ende.
“Në fillim të karantinës, unë isha e sëmurë për pak kohë. Dhe pastaj u bëra më mirë për rreth pesë ditë dhe pastaj isha keq përsëri”, tha ajo për CNN.
“Ishte shumë më keq, herën e dytë. Herën e dytë kisha shumë dhimbje gjoksi, më dukej sikur ishte e vështirë të merrja frymë. Kisha shumë dhimbje shpine dhe isha jashtëzakonisht e lodhur gjatë gjithë kohës”, shtoi ajo.
Flannery është një e infektuar “me Covidin e gjatë”. Të tillë konsiderohen ata pacientë me coronavirus që përjetojnë simptoma të virusit për javë ose muaj pavarësisht se janë rikuperuar virologjikisht.
Ata kanë lodhje, ethe dhe anomali të tilla si pamundësia për t’u përqendruar, tha eksperti kryesor i sëmundjes infektive të SHBA-së, Dr. Anthony Fauci.
Studimet e fundit tregojnë që një pjesë e rëndësishme e pacientëve me Covid-19 vazhdojnë të përjetojnë një ose më shumë simptoma edhe muaj pas shërimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.