×
  • Extra
  • Extra

    Çun Lajçi reagon pasi Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i PDK-së: Kurgja s’po marr vesh, pse të gjitha këto urime

    Reporteri
    04 Korrik 2021 | 17:37

    Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar pas zgjedhjes së kryetarit të ri të PDK-së, Memli Krasniqi.


    Ai mbeti i befasuar me urimet dhe letrat e shumta për zgjedhjen e një kryetari të partisë.

    Postimi i plotë:

    Me hajër kryetarllëku Krasniqe!

    Kam qëllu i trashë nga truni e kurgja s’po marr vesh me gjithë këto urime e letra emocionuse për nji kryetar partie! Pse, a ma i madh se kryetari i shtetit asht a?

    Qështu si mua, i kishte pasë ndodhë edhe nji plaku njiherë.

    Krejt oda ishin kanë çua n’kamë e po ia bajshin përhajër njenit kryetarllëkun e katundit!

    Ky s’kuptonte kurgja e dikur e pyeti njenin: A po m’kallxon çka i bjen kjo bre burr!?Ai e kqyri plakun e s’diti si me ia angllatisë, (demek me ia spjegu) dhe i tha: A i ke pa do lisa t’mëdhej gunga gunga n’mal?

    Po i tha plaku, bile shpesh jam pshtetë n’gungat e tij e kam pëshurrë. Kajherë edhe jam dhi!

    Eh pra i tha burri, ai e ruen malin prej sakicave e n’fund krejt mali ia ngul atij, qeshtu asht edhe kryetarllëku!

    Auuu bre burrë çka e paska gjetë t’shkretin dhe u çua n’kamë e ia zgjati dorën: Me hajër ngulja e shkulja kryetar!Deri sot ia ke ngulë vetës, veç prej sotit krejt këta kanë me ta ngulë ty e krejt oda qeshi!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!