×
  • Extra
  • Extra

    Çun Lajqi: Sevapi fitohet me të dërgjaftët e spitaleve, e jo me t’pushtetshmit që iu vjedhin çdo ditë!

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 13:07

    Aktori i njohur Çun Lajqi është duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK.


    Ai ka shprehur një kritikë për ata që shtrojnë iftar për prijës fetar e udhëheqës shtetëror.

    Çuni ka thënë se bamirësia bëhet nëse personave të shtrirë në spital iu ofrohet kujdesi i merituar.

    Më poshtë keni postimin e plotë.

    ( Ju as me kuptu as me lexu?!)

    Ju “sevaplitë” e Iftareve

    * Leht asht me iu shtrua bukë me tana t’mirat e xhehnetit muftive, hoxhallarve e pushtetarve, ditën e bajramit e Natën e Kadrit!

    Por

    * A e dini se sevapi fitohet edhe me të dërgjaftët e spitaleve (pos me jetima e fukara) e jo me t’pushtetshmit që iu vjedhin çdo ditë e milionerët që s’dinë kah i fituen paret?

    *

    A, s’asht sevap (nëse e keni për sevap e jo për biznis), me iu pru hurma Arabie e mish Kosove e bakllava Stambolli, nanave tueja, motrave tueja, baballarve tuej, të shtrimë nga covidi këtu n’zemrën e qytetit?

    Këta s’kan ramazan, se s’i lejon smundja, por kalori iu duhet shumë ma shumë mushknive t’grimcueme!

    *

    Si s’iu vjen marre me dhanë aty ku s’duhet e me rrejtë Zotin në Natën e Kadrit o “sevapli” që edhe ju jeni mbushë gjynahe!

    *

    Ejani spitaleve e kqyrni se njerëzit e juve dërgjavën nga virusi e Zoti, (jo dushmanat) e ju shisni mend me tryeza plot shesheve e pazareve!

    Hej

    Ku janë dofar zemërgjanësh si Behgjeti e Lazim Destani që shkepshin dikur bombona e fiq Arabie kur ktheheshin nga Haxhi!?

    *

    Nga spitali, po iu shkruen njeni që s’rrin rehat n’amelet e veta e bërtet “Ikni Çuni ikni Çuni”!

    Jo po, ikni vallahi se Covidi edhe juve iu nxuni!

    Pulmologji, 09.05.2021

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!