Kryetari i zgjedhur i Prishtinës Përparim Rama ka folur goxha shumë këto kohë për sa i përket planeve dhe projekteve për Prishtinën.
Megjithatë, hera e vetme kur ai shpalosi më shumë nga jeta personale ishte intervista për Prive në 5 data.
Rama, mes tjerash për herë të parë zbuloi takimin me bashkëshorten në vitin 2009, aty ku nisi historia e tyre e dashurisë.
Dhe mesa duket, pritshmëritë e Kristales, zonjës së parë të kryeqytetit kanë qenë krejtësisht tjera.
Ajo, ka menduar se fotografia e Përparimit në event ishte e vjetër, sepse siç tregoi Kryetari Rama, Kristalja nuk e ka pritur që të jetë një folës aq i ri në moshë si Përparimi pjesë e atij organizimi të madh në Abu Dhabi.
“Ka qenë shumë interesante. Në vitin 2009 më kanë ftuar për të marrë pjesë në një takim në Abu Dhabi për kryeqytetet e së ardhmes. Kristalja ka punuar për një kompani amerikane. Është lindur dhe ka jetuar në Amerikë. Ata e kanë organizuar ngjarjen dhe atje kam pasur të shkoj. Përmes këtij eventi. Kur e ka parë fotografinë time ka menduar që është e para 20 viteve. S’ka besu që dikush i ri, para 12-13 viteve merr pjesë në atë lloj eventi. Pastaj jemi takuar në Nju-Jork në vitin 2010 dhe ka qenë dashuri në moment të parë.” – u shpreh Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.