×
  • Extra
  • Extra

    Dasma kthehet në arenë lufte, shikoni si rrahën dasmorët me grushte e karrige

    Reporteri
    06 Shkurt 2022 | 19:34

    Dasma që filloi në sallën e dasmave në lagjen Erenler të Sakaryas, në Turqi u kthye më vonë në një betejë të ashpër.

    Nga përleshja janë dërguar në spital 14 persona të plagosur, ndërsa me autoambulanca në vendngjarje janë trajtuar rreth 10 persona.

     

    U deshtën ekipet e policisë t’i ndajnë dasmorët nga përleshja e ashpër, raporton angjencia turke e lajmeve IHA.

    Mësohet se sherrin e nisën dy personat që filluan një debat të ashpër mes tyre.

    Debati i ashpër hapi rrugën përleshjes, vendi u shndërrua në një zonë lufte në një çast. Përleshja në të cilën fluturonin karriget ka vazhduar edhe jashtë sallës së dasmave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!