×
  • Extra
  • Extra

    Daut Haradinaj e pranon: Ramushi nuk di të këndojë hiç edhe pse qejf ka boll

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 8:58

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, në “Natë vere” në T7, ka dhënë një deklaratë befasuese për vëllain e tij, Ramush Haradinajn.


    Ai ka vënë në dyshim aftësitë e të vëllait në këndim.

    “Ramushi s’di me këndu hiç, a qejf ka boll”, ka qenë përgjigjja e tij, kur është pyetur se a më mirë këndon gruaja e tij, Lola, apo vëllai i tij, Ramushi.

    Ai ka treguar edhe momente të veçanta me të vëllain dhe dëshirën e tij për të kënduar.

    Daut Haradinaj ka folur edhe për ëndrrën e Lolës që të bëhet këngëtare, duke hedhur poshtë thashethemet se ai e kishte penguar ëndrrën e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!