Një ligj kundër pirjes së duhanit që përfshin gjoba të mëdha për shoferë dhe pasagjerë në rast të një shkeljes së tij, së shpejti mund të hyjë në fuqi në Greqi.
Drejtuesit e taksive, drejtuesit e autobusëve, shoferët publik dhe privat që nuk respektojnë këtë ligj do të përballen me gjoba mjaft të larta, transmeton Reporteri.net.
Drejtuesit e automjeteve që shkelin Ligjin për pirjen e duhanit, do të gjobiten me 1.500 euro dhe patentë shoferi i tyre do të revokohet për një muaj. Po ashtu, nëse në automjet ndodhet një fëmijë i mitur nën moshën 12 vjeç, shuma e gjobës është 3,000 euro.
Gjoba prej 1.500 eurosh vlenë për atë që pi duhan në veturë, pavarësisht nëse është shofer ose pasagjer.
Sipas ligjit të ri kundër pirjes së duhanit të mbrojtur nga shoqata të caktuara, as cigaret elektronike nuk përjashtohen me këtë ligj.
Policia greke planifikon të kryejë kontrolle në rrugë me qëllim të identifikimit të shkeljes dhe zbatimit të dënimeve administrative të sipërpërmendura.
Kujtojmë se gjatë verës, Greqia është destinacion i preferuar turistik edhe për shumë pushues shqiptarë, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.