×
  • Extra
  • Extra

    Dënime deri në 49 mijë euro ose tri vjet burg për ata që nuk vendosin maska jashtë

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 9:28

    Ministria e Punëve të Brendshme të Katarit njoftoi se vendosja e maskave ​​jashtë do të jetë e detyrueshme nga e diela.


    Ata që nuk e respektojnë këtë do të gjobiten maksimalisht 200,000 rialë (49,000 euro), raporton The Guardian, transmeton Reporteri.

    Shkelësit mund të burgosen po ashtu deri në tre vjet, thuhet në një deklaratë në Twitter të Ministrisë.


    Katari raportoi 1.733 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, me gjithsej 28.227 raste dhe 14 vdekje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!