×
  • Extra
  • Extra

    Dënimi i rrallë, “mos hyr në dyqane” – Gruaja nga Tirana vidhte veshje që ta “largonte stresin”

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 22:45

    Nën urdhrin që ajo nuk duhet të kapërcejë pragun e asnjë qendre tregtare si dhe nuk duhet të hyjë në asnjë dyqan që shet veshje, një grua në Tiranë e moshës 44-vjeçare u shpall fajtore për vjedhjen e disa rrobave në një dyqan.

    Ajo do të mbikëqyret për 16 muaj dhe nuk do të lejohet të hyjë në qendra tregtare.

    Gjatë gjykimit gruaja e dënuar u shfaq e penduar, duke thënë “Nuk e mbaj mend si e kreva këtë veprim, por hyj në qendra tregtare sa herë jam e shqetësuar”.

    Policia ia gjeti të dyshuarës një mjet që e përdorte për të larguar sinjalin nga rrobat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!