Dy deputetet e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe Besa Ismaili kanë drekuar sot me Violeten, gruan e Kadriu Veselit.
Është deputetja Musliu-Shoshi që ka publikuar foton në profilin e saj në Facebook, duke treguar kështu se po i qëndrojnë pranë Violetës në këto ditët të vështira që po kalon, pasi nuk e ka pranë burrin e saj.
Ditë më parë në familjen Veseli ishte edhe nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, i cili kishte shkuar për t’ia uruar ditëlindjen djalit të vogël të Kadriut.
Kujtojmë se Kadri Veseli nuk hezitonte të shfaqej me gruan e tij Violetën në publik, për dallim nga politikanët tjerë që vazhdimisht kanë hezituar ta bëjnë këtë gjë.
Në fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, Violeta ishte e pranishme pranë Veselit në çdo tubim, duke i dhënë mbështetje të pakursyer. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.