Deputetja e Partisë Demokratike të Kosova, Valdete Idrizi pati një ngjarje interesante sot.
Gjyshja e deputetes së PDK-së, Valdete Idrizi sot ka mbushur plot 105 vjeç. Idrizi kishte ditë pa e takuar gjyshen Bahtije, por sot për ditëlindje vendosi ta vizitojë e ta urojë nga dy metra për këtë ditëlindje.
“Sot shkova te gjyshja ime Bahtije, me ia uru 105 vjetorin e lindjes. Nuk mujta me e përqafë, as me iu afru më shumë se dy metra, por u morrëm vesh që kur të kaloj pandemia kemi me u përqafë fort dhe kemi me vazhdu me ekskurzionin e radhës. Ajo tha falenderoj të gjithë ata që më urojnë për ditëlindje, e thuaju që veç gëzime paçin. Kjo pra është super gjyshja ime, njeriu më pozitiv dhe më i dashur që njoh. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë këtë super grua. Jemi të bekuar që e kemi!”, ka shkruar Idrizi./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.