Për t’u dukur sa më bukur ditën e martesës, gratë kosovare shpenzojnë shumë para.
Çmimet për grim dhe rregullimin e flokëve për këtë ditë, janë shumë të larta. Në disa sallone shkojnë edhe në rreth 3 mijë euro.
Kjo dëshmohet edhe në një fotografi që po shpërndahet në rrjete sociale.
Një grua ka pyetur në një sallon se sa është grimi dhe rregullimi i flokëve për nuse, e që përgjigja ka qenë 2 mijë e 400 euro.
Madje, edhe ky çmim është me zbritje, prej 3 mijë eurove, sa ka qenë më herët.
“Çmimi për shërbim të nuses ku përfshihet makeup dhe stilim floku kushton 2,400 euro (çmimi është një zbritje nga 3,000). Në çmim nuk përfshihet akomodimi dhe shpenzimet e ushqimit”, thuhet në përgjigjen e sallonit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.