Me siguri për të gjithë ju janë të njohur këta stilolapsa të famshëm.
Megjithatë, në vitin 1991, një nga prodhuesit e tyre bëri një ndryshim të vogël pa u vënë re, gjë që ka shpëtuar mijëra jetë të fëmijëve deri tani, transmeton Reporteri.net
Shumë njerëz gjatë shkrimit në mënyrë të pandërgjegjshme fillojnë të përtypin kapakun e lapsit kështu që pa dashje, shpesh ndodhë që të përfundojë në gojë dhe në rrugët e frymëmarrjes. Kjo është arsyeja pse kompania BIC, në vitin 1991, krijoi një vrimë në krye të kapakëve.
Siç shpjegohet nga kompania, kjo vrimë siguron rrjedhjen e ajrit në qoftë se kapaku gëlltitet.
Pra, nëse një fëmijë ose një i rritur gëlltit kapakun dhe mbetet i mbërthyer në rrugët respiratore, vrima lejon frymëmarrjen të paktën derisa të arrijë ambulanca./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.