×
  • Extra
  • Extra

    Dhunë në një shkollë të mesme, mësuesi dhe nxënësi përleshën në klasë për telefonin

    Reporteri
    04 Mars 2023 | 23:08

    Një incident ka ndodhur në një shkollë të mesme në Smederevë të Serbisë. Pasi mësuesi u përpoq ti merrte telefonin nxënësit, ata u përleshën në klasë.

    Në videon e realizuar nga një nxënëse e së njëjtës klasë shihet mësuesi që i merr telefonin një nxënësi të vitit të dytë të gjimnazit dhe kthehet në vend.

    Përleshja vazhdoi edhe në sekondat në vijim, ku mësuesi dukej tejet i zemëruar nga sjellja e nxënësit, i cili me këmbëngulje tentoi t’i rrëmbejë telefonin që i kishte marrë.

    Pasi nxënësi arriti ta kthente telefonin, ai e shtyu edhe një herë mësuesin drejt dërrasës së zezë dhe përfundoi duke u larguar nga klasa.

    Në video dëgjohen edhe të qeshurat e nxënësve teksa po zhvillohej përleshja mes mësuesit të matematikës dhe nxënësit.

    Autoritetet policore serbe tashmë kanë nisur hetimet rreth rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!