Rasti i 18-vjeçares nga Ferizaj ka tronditur mbarë opinionin.
Për këtë ka reaguar së fundmi edhe dietologia e njohur, Diola Baftiu e cila ka publikuar një video në Facebook, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Bafti shfaqet duke qarë në videon e publikuar, ndërsa këshillon prindërit që të kujdesen për vajzat e tyre, mos të merren gjithë ditën me Facebook e seriale, por t’u blejnë fëmijëve libra.
“Ajo vajzë kishte shumë mesazhe, kishte shumë për të thënë, por ne si popull e kemi mendjen te gjërat tjera, e kemi mendjen tek serialet, e kemi mendjen ti bëjmë konkurencë personit tjetër se i ka ‘dimijat’ më të mira. Nëna nëse dëgjoni, ju bëj thirrje, kujdesuni për vajzat”, thotë ndër të tjerash Diola Baftiu teksa lotët nuk i pushojnë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.