Spitalet e Evropës përsëri po shkojnë përtej limiteve, ndërsa kontinenti po bëhet epiqendra e rikthimit të virusit të frikshëm.
Por gjatë kësaj përballje të fundit, frika më e madhe nuk është mungesa e respiratorëve apo pajisjeve mbrojtëse në spitale, por një mungesë potencialisht më e rëndë: personeli i trajnuar mjekësor. Ndërsa problemi shfaqet më i mprehtë në vendet më të goditura si Republika Çeke dhe Belgjika, madje edhe në ato që mendohet se po e trajtojnë më mirë krizën, si Gjermania, shqetësimi po rritet për atë, nëse mjekët do të jenë përsëri në gjendje të përballojnë infeksionet në rritje eksponenciale.
Më shumë se 5 milionë evropianë janë infektuar dhe mbi 200,000 kanë vdekur. Gjermania dhe Republika Çeke shënuan një numër rekord të rasteve të reja/ një ditë pasi Italia pati gjithashtu numrin më të madh në një ditë të vetme, që nga fillimi i pandemisë. Spanja u bë shteti i parë i Evropës Perëndimore që arriti në 1 milion infeksione.
Në Pragë, ushtria po krijon një spital fushor. Në Belgjikë, qendra e shumë institucioneve kryesore të Evropës, autoritetet po mendojnë të rekrutojnë stafe restorantesh që kanë ngelur pa punë, pensionistë dhe madje edhe refugjatë, për të plotësuar boshllëqet e personelit. Po duket gjithnjë e më e vështirë për vendet në të gjithë bllokun, që të frenohen dhe të mos vendosin izolime të reja.
Situata nuk është aq e rëndë kudo. Mbretëria e Bashkuar ka të ashtuquajturit spitale bilbilë, të projektuar për të përballuar një rritje të beftë të pacientëve me Covid-19, por atyre nuk iu desh të përballen me numrat e parashikuar gjatë valës së kaluar. Shanset që një i sëmurë rëndë të mbijetojë të paktën 28 ditë janë rritur deri 72% për ata që janë shtruar që nga shtatori, krahasuar me 61% që ishin më parë, sipas një raporti të Qendrës Kërkimore mbi Kujdesin Intensiv.
Por, e sigurtë është që Evropën e pret një dimër i gjatë. / Bota.al