×
  • Extra
  • Extra

    Disa punonjës rrëfejnë ‘sekretet e errëta’ të punës së tyre

    Reporteri
    31 Korrik 2020 | 23:30

    -Punonjës marketi

    “Ju nuk doni ta dini se sa gjatë qëndrojnë ushqimet në magazina, përpara se të vendosen në frigorifer.”

    – Punonjës në depo

    “Asnjëherë mos pini direkt nga kanaçja/shishja. Punëtorët kalojnë mbi to kur janë të vendosura në kuti, minjtë vrapojnë nëpër depo dhe mund t’i prekin etj.”

    – Profesor

    “Shumë prej nesh nuk e lexojnë të gjithë përgjigjen tuaj.”

    – Infermiere

    “Si infermiere, më është dashur të kërkoj në Google dhe të shoh video për procedura të caktuara mjekësore, 5 minuta përpara se t’i aplikoj mbi pacientin. Doktorët gjithashtu kërkojnë në Google simptomat tuaja nëse janë në mëdyshje për diagnozën apo çfarë mjekimesh t’ju japin.”

    – Punonjës në një organizatë bamirësie

    “E-mailet si “Dhuro tani dhe shuma juaj do dyfishohet, trefishohet etj.” ose “Na duhen dhe 10 dhurues të tjerë për të arritur shumën…” janë të gjitha gënjeshtra, por funksionojnë, prandaj ne vazhdojmë t’i dërgojmë.

    – Punonjës IT

    “E keni parasysh kur po plotësoni një pyetësor a diçka tjetër, por pastaj ndryshoni mendje para se të jepni Okay/Send/Submit sepse nuk doni t’i dërgoni kompanisë të dhënat tuaja personale. Epo, shumë kompani i marrin këto të dhëna që në momentin që ju i shkruani edhe nëse nuk i bëni “Send” apo “Submit” pyetësorit në fund.”

    – Punonjës i një shtypshkronje

    “Shumë autorë best-seller çdo vit, përdorin “ghostwriters”, shkrimtarë që shkruajnë në emër të tyre dhe nuk njihen e nuk përmenden kurrë.”

    – Edukatore

    “Fëmijët e vegjël flasin shpesh me mësuesit për prindërit e tyre dhe ata dinë çdo sekret të familjes.”

    – Punonjës në imazheri

    “Kur bëjmë një grafi të legenit të mashkullit, mund të shohim dhe penisin e tij.”

    – Punonjës Fast Food-i

    “Është një realitet i hidhur, por duhet thënë se shpesh punonjësit vijnë të sëmurë me grip e probleme të tjera, pasi nuk kanë mundësi të humbin pagën.”

    – Mësuese

    “Mësuesit flasin për studentët/nxënësit, po aq sa dhe ata për ne. Mos ma merrni për keq. Ju duam dhe duam të jeni të suksesshëm, por ndonjëherë jeni pak tr*pa.”

    – Një tjetër mësuese

    “Ndonjëherë, ne mësojmë diçka një ditë përpara se t’ua mësojmë nxënësve.”

    – Punonjës funerali

    “Rreth 70% e kostove të një funerali janë opsione që thjesht mbingarkojnë financiarisht njerëzit, por përsëri blihen, pasi ata ndihen fajtorë nëse nuk i marrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!