Për disa vjet rresht, e hëna e tretë në janar është quajtur e hëna blu.
Kjo sepse konsiderohet të jetë dita më melankolike e vitit, dita kur njerëzit mbingarkohen nga emocione të pakëndshme më shumë se çdo ditë tjetër e vitit, të paktën sipas ithtarëve të teorisë.
Gjithçka filloi në 2005, kur akademiku Cliff Arnall përdori një ekuacion për të provuar se kjo ditë ka një ngarkesë të fortë psikologjike.
Llogaria e zbrazët bankare pas pushimeve, moti i keq i janarit, koha e gjatë që na ndan nga festat e ardhshme, rëndojnë psikologjinë tonë dhe kështu doli e hëna blu.
Në fakt, ajo ndërthuri motin e keq të janarit dhe gjendjen psikologjike të njeriut pas Krishtlindjeve. Sipas të dhënave shkencore, është gjithashtu dita kur shumica e njerëzve në botë e kuptojnë se sa jashtë qëllimeve dhe orarit janë dhe ndjejnë një melankoli të thellë.
Dr. Cliff u erdhi në ndihmë të shkencëtarëve të tjerë.
Nutricionistja Alison Clark pohon se janari është muaji kur jemi përballur me detyrimet dhe realitetin e ashpër pas relaksimit të pushimeve.
Sidoqoftë, shumica e shkencëtarëve besojnë se formula nuk mund të qëndrojë shkencërisht dhe nuk pranohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.