×
  • Extra
  • Extra

    Djali i Adem Jasharit këndon këngë patriotike në një odë

    Reporteri
    10 Shkurt 2023 | 12:17

    Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jashari, se fundi ka marrë vëmendjen e publikut për shkak të pamjes së tij.

    Me rritjen e mjekrës, ai i ngjanë shumë babait të tij.

    Ndonëse, ai qëndron larg rrjeteve sociale dhe rrallë shfaqet në media, fotografitë e tij të rralla shpesh komentohen në publik.

    Se fundi, në një video të postuar nga nënkryetari i Lëvizjes Besa, Fatmir Limani, Lulzim Jashari shihet duke kënduar.

    “Vinë vaporat”, është kënga që Lulzimi e këndon në një odë, ku janë prezentë edhe disa persona tjerë.

    Derisa pinte cigaren, ai e mbështet Limanin në interpretimin e kësaj kënge patriotike.

    “‘Kënga mbetet vaji i Burrave’. Bashkë dhe në konak me Burrat që nuk shkruan, por kanë bërë histori nga më të lavdishmet… 04/05 Shkurt, 2023. ‘Kodër e Diellit’”, ka shkruar Limani në profilin e tij në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!