×
  • Extra
  • Extra

    Djali i dëshmorit të UÇK-së, në ditën e dasmës së tij, bashkë me nusen vizitojnë varrin e babait të vrarë në luftë

    Reporteri
    25 Korrik 2023 | 11:25

    Djali i dëshmorit nga Arllati i Drenasit, Sylejman Bytyqit, Bledi në ditën e dasmës së tij, bashkë me nusen kanë vizituar varrin e të ndjerit tashmë.

    Në një postim në Facebook, Bledi ka shkruar se nuk ka qenë e lehtë për të, të rritet pa babain e tij, të cilin e vranë në luftë.

    “Sot,me 22 korrik,qëndroj para varrit tënd disi ndryshe. Kam nusen time në krah. Kam ardhë me tupana e me dasmorë. Kam ardhë me flamur e me bashkëluftëtarët tu.Sot kurorëzoj dashurinë e jetës sime. Na beko i dashur baba. Na uro që të kemi fat, të trashëgohemi. Na uro jetë të gjatë”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.

    Postimi i tij i plotë:

    I dashur babi,
    Nuk ka qenë fare e lehtë që të rritem e të bëhem ky që jam sot -pa Ty!

    Gjithë këto vite, çdo ditë jete, çdo minutë, kam folur me ty në heshtje…gjithmonë monolog babi…kam ardhë te ti kur kam qenë i mërzitur… kam ardhë te ti për të kërkuar ndihmë për brengat që kam pasur…kam ardhë te ti për të të treguar sukseset…kam ardhë kur më ka marrë malli babi dhe ky varri yt ka qenë prehja ime e vetme. Ndoshta edhe të kam ngushtuar, të më falësh….

    Sot,me 22 korrik,qëndroj para varrit tënd disi ndryshe. Kam nusen time në krah. Kam ardhë me tupana e me dasmorë. Kam ardhë me flamur e me bashkëluftëtarët tu.Sot kurorëzoj dashurinë e jetës sime. Na beko i dashur baba. Na uro që të kemi fat, të trashëgohemi. Na uro jetë të gjatë..

    I yti,
    Bledi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!