Viktor Martin Angulo Cordoba (11), ishte i detyruar të mësonte dhe të bënte detyrat e shtëpisë në rrugë, nën dritën e ndriçimit rrugor, sepse nëna e tij nuk kishte para për të paguar energjinë elektrike.
Megjithatë, kur videoja e këtij djali të ulur në trotuar u përhap në internet, njerëzit vullnetmirë erdhën në ndihmë, transmeton Reporteri.net.
Jakub Yusuf Ahmed Mubarak (31), një milioner nga Bahreini, udhëtoi për në Peru me qëllimin e vetëm të ndryshimit të jetës së djalit. Ai i premtoi se do t’ia rinovojë shtëpinë dhe do të shtojë një kat tjetër. Mubarak menjëherë pagoi borxhin e familjes për energjinë elektike.
Këtë akt fisnik ai e bëri sepse edhe vetë kishte një fëmijëri të ngjashme të vështirë.
Ai nuk u ndal me kaq, por gjithashtu premtoi se do të paguante shkollimin e Viktorit. Nëna e tij tha se Viktori po pyeste se si ishte e mundur që dikush nga kontinenti tjetër të vinte dhe ta ndihmonte atë.
“Unë jam mirënjohëse ndaj të gjithë njerëzve që duan të më ndihmojnë mua dhe djalin tim, jam mirënjohës për të gjitha ato zemra që kanë kaq shumë mirësi në vetevete dhe për atë që ata kanë gjetur të kenë kohë për të ardhur në shtëpinë time të thjeshtë, veçanërisht për shkak të faktit se askush tjetër nuk e ka bërë këtë”, shtoi nëna e Viktorit.
Viktori tha se donte të arsimohej dhe të bëhej një polic për të luftuar korrupsionin, që është një problem i madh në këtë vend të Amerikës së Jugut. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.