×
  • Extra
  • Extra

    Dje ishte në mbledhjen e Qeverisë, Albulena Haxhiu sot bëhet nënë për herë të tretë

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 10:43

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është bërë sot me vajzë.


    Ajo ka lindur sot në Klinikën Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Këtë e ka konfirmuar për Express drejtori i kësaj klinike, Jakup Krasniqi.

    Ai ka treguar se Haxhiu ka lindur sot në orën 08:30 dhe gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë.

    “Ajo ka lindur sot rreth orës 08:30. Gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë, super e mirë. Foshnja ka lindur 3 kilogram e 200 gram. Ajo ka lindur me operacion”, ka thënë ai.

    Për shkak se ka lindur me operacion, Jakupi ka thënë se Haxhiu do të mbahet edhe më tej e shtrirë në klinikë.

    Kujtojmë që dje ministrja mori pjesë në mbledhjen e 18-të të Qeverisë së Kosovës ku u fol për 100 ditëshin e Qeverisjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!