×
  • Extra
  • Extra

    Djersitja e tepërt gjatë natës, shenjë e një sëmundje të rrezikshme

    Reporteri
    30 Mars 2019 | 8:43

    Djersitja e tepërt gjatë natës mund të jetë shenjë e një sëmundje të rrezikshme.


    Ka mbi 130 lloje të kancerit të gjakut, kështu që simptomat ndryshojnë varësisht nga lloji i sëmundjes ose i personit. Një grup studiuesish kanë gjetur se një nga simptomat e kancerit të gjakut është djersitja e tepruar gjatë gjumit, transmeton Reporteri.net.

    Përveç djersitjes, kjo sëmundje shoqërohet me humbje të shpejtë të peshës, një ndjenjë të vazhdueshme lodhjeje, dhimbje të kockave, infeksione dhe gjakderdhje.

    Duhet të keni parasysh se të gjitha këto simptoma mund të jenë të padëmshme, por nëse i ndjeni ato, sigurohuni që të kontaktoni me mjekun tuaj.

    Ekspertët theksojnë se stili i jetës nuk luan një rol të madh në fitimin e kancerit të gjakut, por është e rëndësishme që të dëgjohen rreptësisht udhëzimet e mjekut nëse kjo sëmundje diagnostikohet. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!