×
  • Extra
  • Extra

    Do dridheni vetëm duke e shikuar, 27 vjeçari ecën mbi litar në lartësi prej 670 metrash

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 14:28

    Një akrobat 27-vjeçar dhuroi një shfaqje spektakolare, për qytetarët e Parisit, pasi eci përgjatë një litari të lidhur në Kullën e Eifelit, në një lartësi prej 670 metrash.


    Akrobati, i cili ishte i lidhur me një litar sigurie, eci zbathur rreth 30 minuta mbi litar, si pjesë e një shfaqjeje akrobatike për të nisur Olimpiadën Kulturore në Paris, sipas Agence France-Presse.

    Madje akrobatit 27-vjeçar u shtri në litar për të shijuar pamjen panoramike.

    Ai tha se i duhej të ushtronte për katër vjet për të arritur suksesin mbresëlënës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!