×
  • Extra
  • Extra

    Doktor se jo mahi, në vend të këmbës së majtë ia preu të djathtën gabimisht pacientit

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 22:16

    Një kirurg në Austri është gjobitur pasi i ka prerë këmbën e gabuar pacientit në fillim të këtij viti. Pacientit të moshuar iu hoq këmba e djathtë në vend të së majtës ndërsa gabimi u zbulua dy ditë më vonë.

    Të mërkurën gjykata në Linz shpalli fajtor kirurgun duke e gjobitur me 2700 euro. E vetja e pacientit i cili vdiq para se çështja të shkonte në gjykatë mori 5000 euro dëmshpërblim.

    Pacienti kishte shkuar në një klinikë në Freistadt majin e kaluar për shkak se kishte probleme me këmbën, por kirurgu gaboi gjatë operacionit.

    Gabimi u zbulua teksa pacientit po i ndërrohej fasha. Drejtori i spitalit kërkoi falje publike në një konferencë shtypi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!