×
  • Extra
  • -->
    Extra

    Dramë në Serbi: Raketa bie nga kamioni ushtarak

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 16:46

    Një kamion ushtarak që mbante raketa doli nga rruga dhe u përmbys.


    Tani për tani, arsyet pse rrëshqiti automjeti janë të panjohura. Nga kjo, një raketë ra nga kamioni, shkruan Blic.

    Ushtari i cili po transportonte raketat u plagos lehtë, dhe tre ushtarë të tjerë po ankohen për plagosjet. Ambulanca është në vendngjarje.

    Nuk ka indikacione të rrezikut për shkak të ngarkesës specifike që kamioni po transportonte, pra raketa.

    Ngjarja ndodhi në bajpasin përreth Beogradit.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!