Drejtori ekzekutiv i Better.com, Vishal Garg, me prejardhje nga India, përmes një video-thirrje në Zoom ka njoftuar 900 punonjësit e tij se janë shkarkuar pak ditë para festave të fundvitit.
Garg shpjegoi se kompania po shkarkon rreth 9 për qind të fuqisë punëtore, duke thënë se “se nëse jeni në këtë listë, jeni pjesë e grupit të pafat që është shkarkuar, marrëdhënia e juaj e punës ndërpritet në këtë moment”, transmeton Telegrafi.
Siç raporton CNN, Garg porositi punonjësit se së shpejti do të pranojnë e-mail për detaje. Ai si arsyetim mori për bazë, efikasitetin në treg, performancën dhe produktivitetin.
Më vonë revista Fortune njoftoi se Garg kishte akuzuar punonjësit për “vjedhje” nga kolegët dhe blerësit – kështu që nuk janë produktiv dhe se po punojnë vetëm dy orë në ditë.
“Kjo është hera e dytë në karrierë që e bëjë këtë dhe nuk dua ta bëjë këtë. Për herë të parë kur e bëra këtë, kam qarë”, tha Garg i cili kësaj radhe ishte i shkurtër dhe nuk ka shfaqur kurrfarë emocionesh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.