×
  • Extra
  • Extra

    Duket absurde por sipas studimit të fundit njerëzit që nuk pinë alkool vdesin më herët sesa ata që pinë

    Reporteri
    02 Nëntor 2021 | 14:30

    Njerëzit që nuk pinë alkool vdesin më shpejt se ata që pinë. Tingëllon absurde, por një studim i Universitetit të Teksasit tregoi pikërisht këtë, shkruan Business Insider.

    Studiuesve iu deshën një periudhë prej 20 vjetësh për analizë. Gjatë asaj kohe, 41 për qind e njerëzve që pinin herë pas here alkool vdiqën para kohe (d.m.th., para përfundimit të jetëgjatësisë mesatare). Tek njerëzit që hoqën dorë plotësisht nga alkooli, 69 për qind vdiqën. Edhe në mesin e alkoolistëve, shkalla e vdekjes ishte nën 60 për qind.

    Vështirë të besohet, por sipas studiuesve, kjo është e vërtetë. Hulumtimi përfshinte 1824 persona. Studiuesit kanë eliminuar fakte të tjera që shkurtojnë jetën për të mos marrë rezultatin e gabuar. Ata kanë anketuar se sa janë marrë me sport personat e përfshirë në hulumtim, sa para kanë fituar, sa të kënaqur janë në përgjithësi me jetën.

    Rezultati ishte i qartë: alkooli duket se zgjat jetën.

    Studiuesit nuk mund ta shpjegojnë këtë. Ata dyshojnë se njerëzve u pëlqen të pinë në shoqëri dhe për këtë arsye kanë një jetë shoqërore më të përmbushur dhe kështu janë më të lumtur.

    Hulumtime të tjera kanë zbuluar tashmë se njerëzit që nuk pinë alkool kanë më shumë gjasa të jenë në depresion. Mund të shoqërohet edhe me vetminë dhe izolimin.

    Rekomandimi i studiuesve të Teksasit është se alkooli është mirë të pihet me masë, sepse alkooli shoqërohet me sëmundje të mëlçisë dhe humbje të kujtesës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!