×
  • Extra
  • Extra

    Dy berberët shqiptarë rruajnë kokën në solidaritet me gruan që vuan nga kanceri

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 12:45

    Një paciente me kancer që po i nënshtrohet kimioterapisë është lënë ‘e tronditur’ nga një berber me zemër të mirë – kur ai e befasoi atë duke rruar kokën e tij siç bëri ajo.


    Caroline Ross ishte e lodhur duke u dukur si “Worzel Gummidge” pasi kimioterapia i bëri flokët e saj shumë  të brishtë, kështu që ajo me ankth u drejtua tek Berberet Huntsman, në Blaby, Leicestershire, për t’i rruar tërësisht.

    58-vjeçarja, e cila po trajtohej për kancerin e zorrëve për herë të dytë në katër vjet, nuk pyeti pse pronari i sallonit Andi Bica donte të filmonte punën e tij, por nuk mori shumë kohë që ajo ta kuptonte.

    Bica, 30 vjeçar dhe kushëriri i tij Kledian Peci, 21-vjeçar,  të dy shfaqen në video teksa qethin flokët. Në fund Bica i jep Caroline një përqafim dhe një puthje në kokë për t’i treguar se çdo gjë do të shkojë mirë për të.

    Zonja Ross, një ish -kuzhiniere dhe pronare e klubit të natës tha se veprimi i djemve në fillim të këtij muaji e bënë atë të qetë pasi kishte frikë të priste flokët dhe ajo i përshëndeti ata heronj që i dhanë asaj besimin për të “ecur me krenari”.

    Ajo e postoi videon në Instagram dhe TikTok ku është parë më shumë se gjysmë milioni herë, me përdoruesit që e lavdëronin zotin Bica si ‘frymëzues’, por berberi i përulur pretendon se ai thjesht donte të ndihmonte.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!