×
  • Extra
  • Extra

    Dy burra hedhin në lumë trupin e pajetë të viktimës nga Covid-19

    Reporteri
    31 Maj 2021 | 16:11

    Trupi i një viktime të Covid-19 u hodh nga ura në lumë , nga të afërmit, raporton Daily Mail.


    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Indi, ku numri i lartë i të infektuarve dhe kapacitetet e limituara të spitaleve kanë shkaktuar kolaps në të gjithë shtetin, me mijëra viktima.

    Videoja, tregon dy persona, njëri me veshje të plotë mbrojtëse, duke ngritur kufomën e mbështjellë anës urës.

     

    Policia ka identifikuar dy personat dhe i ka arrestuar pas hedhjes së trupit të viktimës në lumin Rapti në Balrampur, Uttar Pradesh.

    Në bazë të ligjit të Covid, trupi i viktimës u dorëzua te të afërmit e tij për djegie por ata në vend të kësaj zgjodhën që të hidhnin kufomën në lumë.

    Shumë krematoriume janë mbingarkuar me numrin e madh të vdekjeve nga virusi dhe familjeve u është lejuar të kryejnë djegien në shtëpi.

    India ka luftuar një valë të tretë serioze të koronavirusit gjatë muajit të fundit, dhe megjithëse numri i rasteve ka filluar të bjerë, vendi përballet me një rritje të numrit ditor të vdekjeve për javët në vijim.

    Gjatë fundjavës, India regjistroi rritjen e saj më të ulët ditore në raste të reja Covid në 45 ditët e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!