Dy politikanë në Brazil kanë vendosur t’i zgjidhin ndryshe mosmarrëveshjet e tyre dhe jo nëpërmjet debatit.
Kryetari i Bashkisë së Borbës, Simao Peixoto dhe ish-këshilltari Erineu Alves Da Silva vendosën që t’i “lanin hesapet” brenda ringut.
Diskutimet mes tyre nisën disa muaj më parë pasi Peixoto akuzoi Da Silva se nuk ishte në një linjë ideologjike me të. Nga ana tjetër Silva, i cili njhet edhe me pseudonimin Mirico, thuhet se ishte i zemëruar për dështimin e kryebashkiakut për të ruajtur një park ujor pranë lumit Madeira.
Duke mos i gjetur një zgjidhje debatit të tyre, menduan se mënyra më e mirë ishte për t’u përballur fizikisht.
Në sekondat e para të sfidës, 39-vjeçari e rrëzoi Miricon për një kohë të shkurtër në tokë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.