Një çift meteorologësh nga Kansasi i Shteteve të Bashkuara e përshtati edhe fejesën me profesionin.
Tom Bedard, 29 vjeç, dhe Raya Maday, 26 vjeçe, punojnë bashkë në kompaninë AccuWeather. Ata udhëtuan gjashtë orë me veturë deri në Kolorado me shpresën se do të shohin një tornado nga afër. Për fatin e tyre të mirë, plani nuk dështoi.
Tom dhe Raya u njoftuan në vitin 2016 në një konferencë për meteorologjinë dhe shpejt u afruan me njëri-tjetrin shkaku i dashurisë së përbashkët ndaj motit.
Një vit më vonë, të dy u punësuan në AccuWaether. Raya merret me paralajmërimet e motit, ndërsa Tomi me menaxhimin e emergjencave, shkruan Daily Mail.
“Ne gjithmonë flasim për motin dhe e mësojmë njëri-tjetrin, ndonëse Raya pa dyshim është meteorologia”, tha Tomi.
Tomi kishte menduar një vit që t’i propozonte fejesë të dashurës, por ishte duke e kërkuar mënyrën e përkryer që ta bënte këtë. Më në fund, ata dolën para një tornadoje dhe ai ra në gjunj për ta hapur kutinë e unazës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.