Një pedagoge universiteti në Argjentinë ka vdekur nga coronavirusi pasi hasi problem me frymëmarrje ndërsa ishte duke mbajtur një leksion online për studentët e saj.
46-vjeçarja Paola de Simone, e cila jepte lëndën e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin e Buenos Aires në Argjentinë ndërroi jetë për shkak të problemeve me frymëmarrjen gjatë një ore mësimi që po zhvillonte në aplikacionin Zoom.
Sipas dëshmive të nxënësve të cilët panë drejtpërdrejtë këtë ngjarje të rëndë, pedagogia u shfaq duke gulçuar dhe për këtë ata i kërkuan që të ndërpriste mësimin dhe të shkonte në spital.
Paola kishte shkruar më herët në rrjetet sociale se në fund të gushtit kishte pasur simptoma të koronavirusit të paktën për 4 javë, të cilat nuk i ishin larguar./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.