×
  • Extra
  • Extra

    “E dua këtë burrë”, flet gruaja që u martua me personin që i vrau vëllanë

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 8:37

    Një grua që u martua me personin që u dënua për vrasjen e vëllait të saj beson në pafajësinë e bashkëshortit të saj dhe shprehet se e do atë me gjithë zemër.


    Crystal Straus nga Ohio, u martua me John Tiedjen në fillim të këtij muaji pasi ai u lirua me kusht, në pritje të një rigjykimi për vrasjen e gjysmë vëllait të saj Brian McGary në prill të vitit 1989.

    Tiedjen ishte thjeshtri dhe shoku i dhomës i McGary dhe në kohën e të shtënave dhe goditjes me thikë të dy kishin kaluar një natë duke pirë alkool dhe marijuanë.

    E ftuar në një emision televiziv, Straus tha se e pranon që lidhja e tyre do të jetë “sfiduese”, por është e sigurt për pafajësinë e partnerit të saj dhe mendon se lidhja e tyre do të jetë më e fortë me kalimin e kohës.

    Tiedjen ishte 25 vjeç kur McGary u gjet i vdekur në apartamentin ku ata jetuan dhe bëri 32 vjet burg për vrasjen.

    Ai pranoi se e vrau McGary në një akt vetëmbrojtjeje pas një marrje në pyetje intensive nga detektivët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!