Virusi që shkakton COVID-19 transmetohet përmes stërkalave, të padukshme të përcjella në ajër kur një person i infektuar kollitet ose teshtin. Atëherë këto stërkala mund të “zbresin” tek njerëzit që janë afër ose sipërfaqe që prekin të tjerët.
Nga atje, këto grimca virale mund të kalojnë nga duart e njerëzve në hundët ose gojët e tyre, ku thithen në pjesën e pasme të fytit dhe rrugëkalimeve të hundës. Transmetimi gjithashtu mund të ndodhë kur një person prek sytë.
Grimcat virale janë të pajisura me proteina në formë gishtash. Këto maja, janë ato që u mundësojnë grimcave të lidhen me receptorët në sipërfaqen e qelizave, si një çelës që hap një derë të mbyllur, shpjegon Carl Fichtenbaum, një specialist i sëmundjeve infektive në Kolegjin e Mjekësisë në Universitetin e Cincinnatit. Sapo të hapet ajo derë, “virusi është në gjendje të fillojë procesin e hyrjes brenda dhe replikimit,” thotë ai. Virusi derdh materialin e tij gjenetik, ose ARN-në, në qelizë, transmeton bota.al.
Kjo i mundëson virusit të marrë kontrollin e metabolizmit të qelizës dhe makinerisë së replikimit, për të prodhuar më shumë kopje të ARN së vet.
Teksa virusi shumëfishohet, ai nxit reagimin e imunitetit të trupit. Simptomat zhvillohen pasi indet më parë të shëndetshme dëmtohen dhe pësojnë inflamacion, dhe mund të përfshijnë një dhimbje të fytit, lodhje, kollitje dhe, ndonjëherë, temperaturë. Dhe nëse virusi shkon mjaft larg në mushkëri, thotë Fichtenbaum, mund të shkaktojë marrje fryme dhe dhimbje në gjoks.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.