×
  • Extra
  • Extra

    E pabesueshme, por e vërtetë: Kafeneja Jonë parashikoi edhe Mini-Shengenin

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 12:18

    Nisma e Ballkanit  për mini-Shengen, pjesë e së së cilit Kosova pranoi të bëhej me nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington, shpeshherë cilësohej si projekt i Serbisë për një Jugosllavi të re.


    Nga partitë politike në Kosovë takimet që mbaheshin mes kryeministrave Rama, Zaev e presidentit serb Vuçiç  cilësoheshin si takime ku  synohej të jetësohej projekti  për “Jugosllavinë e re”.

    Mirëpo, ky term ishte përdorur shumë më parë, madje qysh në vitin 2013. Seriali kosovar “Kafeneja jonë” kishte përdorur termin “Jugosllavia e re” në një nga episodet e këtij viti, shkruan Reporteri.

    Aktorët e këtij seriali flasin për krijimin e një partie e cila do të quhej “Partia për Jugosllavinë e Re”.

    Vetë regjisori i serialit Shkumbin Istrefi, i cili në serial luante rolin e Fekës thotë se ndërkombëtarët ia kanë mbushur mendjen Malit zë Zi që të  krijojnë Jugosllavinë e Re, projekt ky së cilit do t’i bashkohen edhe vendet tjera.

    Videoja është publikuar nga regjisori Shkumbin Istrefi. “Tani thojne jo Kafeneja Jone s’ja ka qellu”, ka shkruar ai sipër videos. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!