Ky është momenti tronditës ku një grua i kërkon falje të dashurit të saj, pasi dyshohet se e plagosi pas një sherri.
Sonia Amairani Núñez, rreth të 20-ave, gjunjëzohet në trotuar dhe lutet që Erick Omar Diaz, të mos ndërrojë jetë.
Dyshohet se ngjarja e rëndë ndodhi brenda një moteli meksikan të dielën në mëngjes. Por, pas plagosjes, Nunez duket se është penduar, teksa e thërret me fjalët:
“Më falni dashuria ime, ju lutem mos vdis”, ndërsa partneri i saj i plagosur ishte shtrirë në tokë, duke “luftuar” me vdekjen.
Fillimisht, Nunez doli nga moteli “Las Cascadas” në Iguala, një qytet në bregun meksikan të Paqës0rit të Guerrero duke u përpjekur për të ndihmuar Diaz.
Gjithashtu, i bënte thirrje njerëzve se ai e goditi i pari dhe i duhej që të thonin të vërtetën përpara organeve kompetente.
Videoja 12 minutëshe u bë mjaft virale. Gjithashtu, në një moment shihej qarta plaga e Diaz. Zorrët e tij kishin dalë jashtë.
Ndërkaq, Diaz u transportua në një spital lokal dhe është në gjendje të qëndrueshme pasi ai iu nënshtrua operacionit. Núñez u arrestua dhe pritet të mësojë akuzat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.