Një votues indian thotë se ai ka copëtuar gishtin e tij tregues pasi e kuptoi se kishte votuar për partinë politike “të gabuar”.
Në një video që është bërë virale, Pawan Kumar thotë se ai votoi aksidentalisht për Partinë qeverisëse Bharatiya Janata (BJP).
Ai donte të votonte për një parti rajonale, por u hutua nga simbolet e shumta në makinën e votimit.
Pas hedhjes së votës, çdo gisht i treguesit të votuesve shënohet me bojë. Ai votoi të enjten (18 prill) në Bulandshahr, në shtetin verior të Uttar Pradesh. Kjo ishte faza e dytë e votimit në zgjedhjet e përgjithshme indiane.
“Doja të votoja për elefantin, por unë votova për lulen gabimisht”, thotë Kumar në video. Ai i referohet simboleve të partisë të shfaqura në makinerinë e votimit pranë emrit të secilit kandidat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.