Mediat sociale mund të kenë efekte negative por ka disa gjëra pozitive që mund të mësohen dhe, në shumë raste, të shpëtojnë jetë. Kështu ka ndodhur me rastin e një adoleshenteje në SHBA, e cila u shpëtua nga duart e një 61-vjeçari që e rrëmbeu, pasi bëri gjestet e “rrezikshme” që kishte parë në TikTok, për të paralajmëruar se po rrëmbehej.
Vajza e cila ndodhej në pjesën e pasme të një kamioni ka bërë gjeste në një automjet që kalonte, që nënkuptonin se ishte në rrezik. Kur shoferi kuptoi se çfarë do të thoshte shenja e dorës së vajzës, lajmëroi policinë, duke rezultuar në arrestimin e James Brick. Sherifi i qarkut Laurel John Root shpjegoi se si policia arriti ta gjente atë.
Në veçanti, ai tha: “Ai ka vërejtur një pasagjere femër duke bërë disa gjeste. Kur e kuptoi se çfarë donin të thoshin, na lajmëroi dhe tha se vajza duket se ishte në rrezik. Përveç kësaj, denoncuesi ka theksuar se automjeti drejtohej nga një burrë. Pasi policia ndaloi makinën, kuptoi se ishte një e mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.