Thuhet që fëmija më i madh është më i qetë, ndërkaq i dyti më i përkëdhelur dhe, vetvetiu edhe më çapkën.
Sipas hulumtimit të publikuar në “Journal of Labor Economics”, fëmijët e dytë të lindur kanë probabilitet më të madh të jenë më çapkënë në krahasim me vëllanë apo motrën më të madhe.
Derisa fëmija i parë është më inteligjent, shkenca thotë që fëmija i dytë me siguri do të zhvillojë disa karakteristika të padëshiruara, midis të cilave theksohet çapkënllëku.
Mund të them me siguri që rezultatet janë të jashtëzakonshme, sepse fëmijët e dytë të lindur kanë më shumë probabilitet që të përfundojnë në burg, është më se e besueshme që të jenë të dënuar në shkollë dhe që do të bëhen delikuent – ka thënë Joseph Doyle, hulumtues kryesor, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar që veprimet e tyre mund të jenë produkt drejtpërdrejt i sjelljeve të vëllait të tyre të madh apo motrës, sepse më të vegjlit jo rrallë i shohin si model vëllezërit apo motrat më të mëdha dhe përpiqen t’i imitojnë veprimet e tyre.
– Fëmijët e lindur të parët modelet e tyre i gjejnë te të rriturit, derisa fëmijët e lindur më vonë model i kanë vëllanë apo motrën e tyre, ka theksuar Doyle.
Hulumtimi gjithashtu ka treguar edhe atë se fëmijëve të lindur të parët kryesisht u përkushtohet më shumë kujdes, në krahasim me ata të cilët janë lindur më vonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.