×
  • Extra
  • Extra

    E tmerrshme: Nëna fut djalin e saj në lavatriçe

    Reporteri
    12 Shkurt 2022 | 11:15

    Një nënë e re e cila fotografoi djalin e saj në makinë të rrobave dhe u filmua duke e hedhur atë në tokë sikur të ishte një kukull, është duke u hetuar nga policia.

    Për Courtney Sewart, nënën që e keqtrajtoi djalin e saj 2 vjeç e gjysmë Caleb, që vuan nga Sindromi Daun, u raportua në Daily Record.

    Përmes një postimi të Stewart në Facebook shihet se si e ka futur djalin në lavatriçe.

    Më pas dolën edhe disa pamje të cilat e shfaqnin nënën duke e hedhur djalin e saj me fytyrë për tokë dhe duke e tërhequr atë zvarrë.

    E gjithë ngjarja ndodhi në Renfreshwire, një vend në Britani. Sewart u paraqit para gjykates kudeklarua e pafajshme ndaj akuzave për keqtrajtim.

    Pas kësaj, ajo u paraqit në një televizion dhe kërkoi falje për veprimet e saj. Ajo tha se gabimi më i madh ishte që e postoi fotografinë në Facebook.

    Gjatë intervistës në TV, ajo tha: “Çdo ditë bëj gabime si nënë, çdo ditë, të gjithë bëjnë, dhe mësoj nga këto gabime çdo ditë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!