×
  • Extra
  • Extra

    E tmerrshme: Nëna hodh vajzën e saj të vogël në “kafazin e një ariu”

    Reporteri
    31 Janar 2022 | 8:43

    Një nënë është arrestuar pasi një vajzë tre vjeçare u hodh në kafazin e një ariu në një kopsht zoologjik.

    Sipas medieve të huaja, njerëzit që ishin përreth mbetën të tmerruar ndërsa kafsha e madhe shkoi “për të parë” – por në mënyrë të jashtëzakonshme nuk e sulmoi atë.

    Ariu – i quajtur Zuzu – shkoi nga afër dhe nuhati vajzën e vogël, por më pas u largua dhe u josh shpejt në një pjesë të brendshme të kafazit në mënyrë që stafi të mund ta shpëtonte fëmijën, thanë dëshmitarët.

    https://www.youtube.com/watch?v=CK4lm6WNbJE

    Nëna e vajzës së vogël tani përballet me një akuzë për vrasje në tentativë pas rastit tronditës.

    Dëshmitarët ishin përpjekur ta ndalonin atë duke e hedhur fëmijën, tha një zëdhënës i kopshtit zoologjik në Tashkent, Uzbekistan, transmeton Telegrafi

    Ai tha: “Një grua e re hodhi një vajzë të vogël në pjesën ku ishte ariu kafe, përpara të gjithë vizitorëve. Ishte plotësisht e paqartë se cili ishte motivi i saj. Si vizitorët ashtu edhe stafi i kopshtit zoologjik po përpiqeshin ta ndalonin – por dështuan”.

    Nëna – emri i së cilës nuk është bërë i ditur – është arrestuar dhe përballet me një minimum prej 15 vitesh burg, thonë raportet.

    Ndërkohë vogëlushja pësoi tronditje, prerje në kokë dhe plagë nga rënia e saj “por asnjë gjurmë të vetme plagë nga kthetrat e ariut”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!