Një balenë vrasëse, e cilësuar si më e vetmuara në botë shihet duke përplasur kokën pas akuariumit pasi ngordhën 5 të vegjlit e saj. Kiska, ndodhet në një park ujor në Kanada dhe në një video të shpërndarë nga një aktivist për çlirimin e kafshëve, Phil Demers, ajo shihet duke përplasur kokën dëshpërimisht pas xhamit.
Demers bëri thirrje për t’i dhënë fund kësaj mizorie pasi balena po shfaqte shenja të sjelljes depresive dhe vetë-dëmtuese. Balena e lindur në Islandë më 1979 ka mbi një dekadë që jeton vetëm. Të gjithë shokët e saj të akuariumit kanë ngordhur, po ashtu edhe të vegjlit.
Sipas specialistëve të organizatave për mbrojtjen e balenave, kjo orka po shfaq një sjellje të tillë pas një izolimi 40-vjeçar nga habitati i saj natyral dhe privimi i lirisë. Ata shtojnë se stresi kronik te orkat mund të shkaktojë pasoja fatale në sistemin imunitar dhe fiziologjik të tyre.
Ndërkohë, parku ujor nuk ka bërë ende asnjë njoftim lidhur me ndonjë vendim për ta liruar.
This video was taken on Sept 4th, 2021. Anti-captivity activists entered MarineLand and observed Kiska, their last surviving orca bashing her head against the wall. Please watch and share. This cruelty must end. #FreeKiska pic.twitter.com/uKCxF1AScz
— Phil Demers (@walruswhisperer) September 8, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.