×
  • Extra
  • Extra

    E zuri gjumi në plazh, fytyra e 26-vjeçares nuk erdhi në vete 7 javë

    Reporteri
    21 Gusht 2022 | 9:25

    Një grua në Bullgari ka përfunduar me lëndime serioze në fytyrë pasi e zuri gjumë me fytyrën e ekspozuar në diell në plazh. Pasi u zgjua, Sirin Murad pa se lëkura e ballit i ishte kthyer ishte “plastikë”. 26-vjeçarja po merrte rreze dielli pa vënë krem dielli dhe u zgjua gjysmë ore më vonë.

    Edhe pse kur u zgjua, po ndjente shqetësime në fytyrë, ajo nuk u kushtoi shumë rëndësi dhe vijoi të relaksohej. Ditën tjetër i kuptoi pasojat e veprimeve të saj.

    Të nesërmen, e gjithë fytyra e estetistes filloi të rrjepej, duke e lënë të mbuluar me njolla të lëkurës e cila mori ngjyrë të zezë dhe rozë.

    Sirin, nga Londra, tha: “Në fillim me të vërtetë nuk ndjeja gjë, thjesht pak dhimbje. Të nesërmen situata u përkeqësua, por u lehtësova kur nisi të rripej. Nuk më dhimbte dhe u ndjeva shumë më mirë.

    Shtatë javë nga incidenti, e reja nga Londra ndihet më mirë dhe fytyra i është pastruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!