Ditëve të fundit janë shtuar simpatizantët e Albin Kurtit të cilët fotografinë e tij po e vendosin nëpër veturat e tyre, shkruar Reporteri.net.
Një veturë e tillë me fotografinë e Kurtit është parë duke qarkulluar sot nëpër rrugët e Prishtinës.
Madje duket se kjo po i pëlqen vet Kurtit, i cili shpeshherë ka pozuar para veturave të simpatizantëve të cilët e kanë vendosur fotografinë e tij.
Dje një nga përkrahësit e kreut të VV-së, Albin Kurti shfaqi një përkrahje të tillë.
Ai ka lëvizur nëpër Prishtinë me një veturë përmbi së cilës shihet një luan, gjersa nën të shkruan “Vetëvendosje”.
Kjo veturë është parë duke qarkulluar të enjten nëpër rrugët e Prishtinës dhe është fotografuar nga qytetarët të cilët kanë dërguar foto në adresë të Reporteri.net.
Kujtojmë se fushata zgjedhore ka nisur të mërkurën dhe do të përfundojë më 12 shkurt, kurse qytetarëve do t’iu drejtohen kutive të votimit më 14 shkurt.
Në garë për kryeministër janë katër kandidatë: Albin Kurti nga Vetëvendosje, Avdullah Hoti nga LDK, Enver Hoxhaj nga PDK, Fatmir Limaj nga NISMA.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka kandidat për kryeministër, por kreu i saj Ramush Haradinaj është kandidat për president.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.