Kryeministri shqiptar, Edi Rama, duket fort me disponim të mirë sot në Bruksel. Gjatë kohës kur po bëhet përgatitja për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ai ka zgjedhur të bëjë pak shou.
Rama bën kinse po dirigjon korin, teksa presidenti francez, Emmanuel Macron e “godet” miqësisht.
Sot, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar me deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt të mërkurën në Bruksel.
Në këtë deklaratë mes tjerash theksohet se “ne vazhdojmë të mbështetim plotësisht përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe të Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës si dhe për çështjet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor”.
Përfundon samiti BE-Ballkani Perëndimor, të gjitha vendet e pranojnë deklaratën
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.