Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është parë së fundmi me një xhaketë e cila kushton hiç më pak se 3 mijë e 175 dollarë apo saktësisht 2,587.30 Euro.
Është aktori Genc Sejko ai i cili e ka publikuar fotografinë e Ramës me këtë xhaketë dhe çmimin e saj, shkruan Reporteri.net.
Sejko ka thënë se kryeministri Rama dikur deklaronte 3 mijë euro kursime, ndërsa sot i shpenzon ato për një xhup.
Veshja e Ramës në paraqitjet e tij publike, shpeshherë ka marrë vëmendje të madhe dhe është komentuar mjaft shumë.
Shpesh nuk vishet as sipas rregullave të protokollit, ku në vitin 2018 për Ditën e Flamurit isht e shfaqur i veshur me një xhaketë të gjatë kundër shiut dhe me pantallona aspak serioze.
Rama është përfolur shumë për veshjet e tij, qoftë edhe vetëm me thyerjen që iu ka bërë kostumeve serioze me atlete të bardha. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.