×
  • Extra
  • Extra

    Eklipsi i rrallë i “Superhënës së luleve”, foto mahnitëse nga e gjithë bota

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 17:07

    Në mbarë botën, mbrëmjen e 26 majit, në qiell u dallua hëna e plotë më spektakolare e vitit. Kjo datë shënoi jo vetëm një superhënë, por edhe një eklips hënor, ose të ashtuquajturën “hëna e gjakut”. Sipas NASA-s, një “hënë gjaku” ndodh gjatë një eklipsi hënor total, kur Toka është e pozicionuar drejtpërdrejt midis Hënës dhe Diellit.


    Krahas eklipsit hënor u dallua edhe Hëna e plotë e majit, që njihet gjithashtu si “Hëna e luleve”, e quajtur kështu për shkak të shumëllojshmërisë së luleve në këtë periudhë.

    Fotogaleria e mësipërme shfaq disa nga imazhet më marramendëse të këtij fenomeni, që u bë i dukshëm në shumë vende të Azisë, Australisë, si dhe në pjesën më të madhe të SHBA-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!